VIDEO/ Çahet kordoni i parë i policisë në Kukës, plagoset gruaja e Havzi Nelës

 

Nën thirrjet “Rama ik mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit kanë nisur marshimin protestë.

Protesta e tyre vjen pak minuta para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës elektoral.

Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit.

Aksioni i qytetarëve kuksianë ka ngritur në këmbë edhe policinë e qytetit, e cila është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua.

Sipas tij e lënduara është gruaja e martirit të demokracisë, Havzi Nela.