VIDEO/ Kuksianët i presin rrugën Ramës, nisin marshimin drejt aeroportit. Përplasje me policinë

Edhe pse shkoi në Kukës me qindra forca policie dhe Garde dhe duke devijuar rrugën, sërish kryeministri Edu Rama nuk i ka shpëtuar dot protestave të qytetarëve.

Ata i kanë prerë rrugën kreut të qeverisë në fshatin Gostil, 10 minuta larg aeroportit të Kukësit.

Raportohet se ka patur përplasje mes policisë dhe qytetarëve.