Qetësohu, byrazer!

Zv/kryeministri i Shqipërisë kërcënon shqiptarët mbarë se po penguan votimet imagjinare të 30 qershorit do të shkojnë në qeli dhe i pret një izolim i përjetshëm brenda burgut albanez.

Po prisja të shtonte se qysh atë ditë nuk do na flasin më miqtë, komshinjtë tanë nuk do na japin më farë kosi dhe çiftet e reja do ndahen nga njeri tjetri se na qenkan martuar me armiq të Edvinit.

Pika n’bythë Erion.

A e kupton se ç’po thua, o njeri? A e kupton se për karrigen tënde dhe trapin e Ramës do që të trembësh shqiptarët! Drejt ta tha Nano sot, kush je ti more që flet kështu? Kush je ti që po e përdor gjuhën si kallash?

Në se unë do ngrihem më 30 qershor kundër votimeve të tua kam një shtysë dhe një motiv të madh. Mbroj një dekret të presidentit, dekret me fuqi ligjore. Qeveria jote e ka botuar në fletoren zyrtare dhe tani ajo është funksionale.

Hapi sytë dhe lexoje kur të kthehesh nga fushata. Ti bërtet e thua që nuk e njeh. Më plasi trapi mua që s’e njeh ti! Ti nuk di psh; as ku buron Nili, por ja që ai lumë ekziston.

Unë si çdo qytetar mbroj shtetin e me aq sa mundem nuk do lejoj që antiligjorë si ty ta deformojnë atdheun tim. Argumentet e tua as që më duhen.

Mbaji për vete.

Deri sa ai dekret është bash aty, edhe unë bash përballë teje do jem. Në mbrojtje të ligjit. Mos më lejo të dal një ditë jashtë kufirit. Pengomë me ushtri e polici.

Nuk më rruhet fare. Më fut dhe në burg. As më plas k...

Ndjesë lexuesve që po flas me gjuhën e Tahirit, Gjiknurit, Ulsit e Xhemolit. Por nuk mund të hesht kur banda e votave kërcënon shqiptarët nga që mbrojnë dekretin e presidentit.

Rrëzojeni atë ligj në kushtetuese apo qoftë  edhe në Roskovec, por deri sa ai të jetë në fuqi e drejta është me ata që nuk i tremben burgut.

Të tjerët që trimërohen me policë pas bythe do vijë dita që do kthjellohen. Por do jenë atje, ku deshën të na çonin ne.

Do shkruajnë ‘Kurbanin’ e radhës. Ose do pëshpërisin si pendim, ç’na u desh që dëgjuam atë të çmendurin.

Ç’na u desh...