Krimi i rëndë brenda familjes, burri vret me sëpatë gruan

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku burri ka goditur me sëpatë gruan e tij pak minuta më parë.

Gruaja ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.

Gjate rruges per ne spital ajo ka nderruar jete.

Policia ende nuk ka një njoftim për ngjarjen, dhe nuk dihet as identiteti i çiftit të bashkëshortëve.

Raportohet se është arrestuar autori i vrasjes.