12 milion euro në vit tundojnë sulmuesin e Romës

Stephan El Shaarawy po tundohet seriozisht nga oferta milionere që ka marrë nga Kina.

Edhe pse është në kulmin e karrierës, 26-vjeçari po merr në konsideratë hipotezën e transferimit në kampionatin kinez ku Shanghai Shenhua i ofron jo pak, por 12 milionë euro në vit.

El Shaarawy ka vetëm një vit të mbetur në kontratën me Romën dhe shanset për të rinovuar janë pothuajse zero ndaj dhe kjo situatë do të lehtësonte kalimin në radhët e Shanghait, ku do të firmoste për 3 sezone.