Pas Të ngarkuarës me Punë të SHBA, edhe ambasadori i BE tek Basha

Një tjetër ambasador ka hyrë sot në mesditë në selinë e PD-së për t'u takuar me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën. Ai është Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri.

Ky takim për çështjen e krizës politike në Shqipëri vjen afro një orë pasi nga takimi me Bashën doli, E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, Leyla Moses-Ones.