Jumbo shqiptare me një tjetër market në Bosnje, zbuloni dyqanin në Cazin

Muaji Maj u mbyll me të reja mjaft interesante nga JUMBO. Qindra qytetarë tëqytetit Cazin në Bosnje dhe Hercegovinëmirëpritën JUMBO në Qendrën më të re tregtare të qytetit dhe përqafuan këtë zgjerim që u ndërmor duke plotësuar më së miri nevojat e tyre kryesisht për dekor, tekstil, lodra, kancelari, kopshtari, sport, produkte sezonale etj.

Cazin është një qytet në pjesën veri-perëndimore të Bosnjës dhe ka popullsi prej rreth 60 mijë banorësh.E pozicionuar më së miri në Qendrën më të madhe tregtare tëCazin (20.000 m2), pjesë e së cilës janë edhe shumë marka ndërkombëtare, JUMBO pritet të jetë patjetër zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe kjo u vërejt nga interesi i madh që në ditët e para.

Aktualisht në dyqan janë të angazhuar 30 punonjës dhe rekrutime të reja pritet të bëhen së shpejti, për t’ju përgjigjur sa më mirëkërkesavekonsumatore.

Dyqani JUMBO nëCazin ka një sipërfaqe prej 2.000m² dhe rreth 900m² magazinë duke siguruar stok të mjaftueshëm për të plotësuar të gjithë nevojat e qytetit dhe zonave përreth.

Pjesë e inaugurimit ishte dhe kryebashkiakui Cazinit Z. NerminOgresevic, i cili vlerësoi këtë risi si dhe uroi suksese duke inkurajuar investime të tilla.

Në Bosnje tashmë Jumbo numëron4 dyqane, me rreth 165 punonjës.

Zgjerimi i kompanisë vijon

Kid Zone (Jumbo) është një kompani shqiptare, e cila prej 8 vjetësh operon në 3 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, me mbi 600 punonjës dhe 15 dyqane të mëdha. Ajo ka një plan ambicioz zgjerimi për vitin 2019, ku pritet të debutojë edhe në tregje të tjera rajonale dhe jo vetëm dhe ta rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve, duke e çuar deri në rreth 800 të tillë.

Një tjetër plan ambicioz i Jumbo-s është edhe zgjerimi drejt Malit të Zi, ku kompania do të debutojë në Podgoricë me dyqanin e parë së shpejti, duke hapur kështu edhe 52 vende pune.

Risia e Jumbo-s në vazhdim do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit ballkanik, konkretisht në Moldavi.

Jumboështë pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe NewcoFerronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR,etj.

Për më shumë informacion vizitoni www.jumbo.al, facebook “JumboAlbania”dhe instagramjumbo_albania.