FOTO/ Leonardo bën goditjen e parë si drejtor i PSG-së

Drejtori i ri Sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka nisur menjëherë punën për të përforcuar ekipin dhe tashmë ka në dorë goditjen e parë.

Mësohet se drejtuesi brazilian ka kompletuar blerjen nga Sevilla të Pablo Sarabia, një prej mesfushorëve më të mirë të andaluzëve për sezonin e kaluar.

27-vjeçari Sarabia kishte një klauzolë prej vetëm 18 milionë euro, ndërsa parizienët kanë mbyllur akordin për 20 milionë euro.

Lojtarit i kanë ofruar një kontratë të majme 5-vjeçare çka ka nxjerrë jashtë loje konkurrencën e Atletico Madridit.