Mane zhgënjen tifozët e Liverpoolit: Do ta ndërroja Championsin me Kupën e Afrikës

Sadio Mane dëshiron me çdo kusht sukses këtë verë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Kombëtaren e Senegalit, saqë ka thënë se ai do ta ndërronte këtë kupë me Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi ishte njëri prej lojtarëve kryesorë që Liverpooli fitoi Ligën e Kampioneve, por Mane do Kupën e Afrikës me Senegalin, i cili nuk e ka ngritur asnjëherë këtë trofe.

“Fitorja në këtë garë për vendin tonë, që nuk e ka fituar kurrë, do të ishte e mahnitshme”, tha ylli i Liverpoolit.

“Do ta shkëmbeja trofeun e Ligës së Kampionëve që e fitova me Liverpoolin për Kupën e Afrikës me Senegalin. Ne kemi pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm këtu. Kjo është ëndrra ime e madhe”, deklaroi Mane.