FOTO/ Mjekët shmangin tragjedinë, lojtari rrezikonte të vdiste në fushë

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të Kupës së Afrikës, teksa një kontroll rutinë para kësaj sfide i ka shpëtuar jetën sulmuesit kamerunas, Joel Tagueu.

Pas kontrollit ka rezultuar se sulmuesi 25-vjeçar nuk mund të marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Bëhet fjalë për probleme kardiake, teksa sipas mjekëve, ekzistonte mundësia që futbollisti i Maritimos të vdiste në fushë.

Sulmuesi u aktivizua 28 minuta në përballjen miqësore ndaj Malit në datën 14 qershor.  

I çuditshëm është fakti se problemi i rëndë shëndetësor nuk ishte përcaktuar më herët, teksa sulmuesi është ndaluar kategorikisht që të aktivizohet.

Nuk dihet nëse Tagueu do të mund të luajë më futboll.