Kosovare Asllani asiston dhe ndihmon Suedinë të kalojë në çerekfinale

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani ka vazhduar me performancat mbresëlënëse me përfaqësuesen e Suedisë në Kampionatin Botëror për femra.

Ajo ka asistuar në golin e vetëm të Suedisë në fitoren 1 me 0 ndaj Kanadasë, fitore e cila i çon suedezet në çerekfinale.

Asllani asistoi për Blacksteniusin në minutën e 55-të.