‘Denoncimet e Berishës për fshehje nga Policia të ngjarjeve kriminale’/ Ja si devijon Lleshi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, është vënë në pozitë të vështirë nga drejtuesi i emisionit “Opinion’ Blendi Fevziu, kur ky i fundit e ka pyetur lidhur mbi denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berishës, që në të shumtën e herëve kane rezultuar të verteta.

Fevziu e ka pyetur Lleshin, lidhur me arrestimin e kandidatit të PS-së për Bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli, për kontrabandë në Qafë-Thanë, ngjarje e cila u mbajt e fshehur nga Policia.

Lleshi tha se nuk i duheshin besuar denoncimeve të Berishës, pasi sipas tij janë të pavërteta.

Por i vënë para fakteve kur i pari ka denoncuar ish-kryeministri, Lleshi ka filluar të devijojë nga biseda.  

Fevziu i ka përmendur rastin e Fushë-Krujës të djalit të deputetit të Rahma Rraja, atë të avionëve me drogë që opozita i quante mushkonja, apio edhe rastin e Kavajës të përdhunimit të një vajze minorene.

Të gjitha këto Lleshi i ka quajtur gënjeshtra.