Neymar i uron ditëlindjen Messit, ja mesazhi që ka braziliani për shokun e tij!

Sulmuesi brazilian, Neymar vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga Barcelona dhe vazhdimisht po lidhet me një transferim në “Camp Nou”.

Gjigantët katalanas janë të etur për të ri-nënshkruar me brazilianin që ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Paris Saint-Germain.

Për t’i dhënë edhe më shumë frymë këtyre spekulimeve, Neymar ka uruar Messin, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen e 32-të.

“Urime ditëlindja, vëlla. Bekimi i Zotit qoftë me ju gjithmonë”, ka shkruar Neymar në “story” e tij në Instagram.

Philippe Coutinho dhe Arthur janë dy yjet që kanë shprehur haptazi dëshirën që ta shohin yllin e Paris Saint-Germain në ‘Camp Nou’.