VIDEO/ Forca të shumta policie rrethojnë mbledhësen e kanaçeve, ja si e ndjekin nga pas me makinë si kriminele

Një ngjarje që duket e zakonshme në Shqipërinë e sotme, ka ndodhur ditën e sotme në një nga zonat e Tiranës.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit por edhe të Policisë Bashkiake, kanë rrethuar një qytetare e cila po mblidhte kanaçe. Siç shikohet edhe pamjet filmike, kanë qenë mbi 15 policë, si të kishim të bënim me një aksion policor që kanë rrethuar shtetasen, e cila nuk ka pranuar të dorëzojë thesin me kanaçe, të cilin siç dëgjohet e ka për bukën e fëmijëve.

Në një moment shtetasja në fjalë ka mundur tu largohet policëve, por këta të fundit i janë vënë nga pas duke e ndjekur me makinë.

Sigurisht një situatë absurde në Shqipërinë e Ramës, ku kriminelët lëvizin të lirë, madje vjedhin edhe vota, ndërsa njerëzit që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës ndiqen si kriminelë dhe futen në qeli.