Arrestohet kandidati i PS për Pogradecin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar para pak minutash një tjetër denoncim të një qytetari.

Sipas denoncuesit ditë më parë në Doganën e Qafë Thanës, është arrestuar kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Pogradecit.

Ilir Xhakolli thuhet se është ndaluar për kontrabandë, por ky informacion është mbajtur i fshehur nga Policia, dhe me ndërhyrjen e Taulant Ballës është liruar brenda 24 orëve.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Denoncohet fshehja e krimit nga policia!

Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!

Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve.

Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit.