Tjetër sukses për Kosovën, Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Lojërat Europiane

Tjetër medalje për Kosovën.

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Europiane ‘Minsk 2019’.

Xhudistja kosovare pasi u eliminua në garën për ta fituar medaljen e artë, por ka arritur me mjaft mjeshtëri të pozicionohet në vendin e tretë të podiumit.

Kuka në garën për vendin e tretë arriti fitore nga gjermanes Luise Malzahn me Ippon në kategorinë poshtë -78 kilogramë.

Kujtojmë që ditën e shtunë Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artën, ndërsa Nora Gjakova siguroi vendin e dytë në finale.