Bashkia Devoll letër KQZ-së, nuk lejon futjen e materialeve zgjedhore

Bashkia e Devollit i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku thuhet se akti për caktimin e Qendrave të Votimit do të shfuqizohet.

‘Akti për caktimin e Qendrave të Votimit, shfuqizohet. Qendrat e Votimit janë në administrim të bashkisë’, thuhet në letrën e Bashkisë Devoll drejtuar KQZ-së.

Më tej, Bashkia Devoll thekson se nuk do të lejojë futjen e materialeve zgjedhore në ambientet që administrohen nga bashkia.