Ligjshmëria e 30 qershorit, tërhiqet për vendim Kolegji Zgjedhor

Po vazhdon mbledhja e Kolegjit Zgjdhor në përfundim të të cilit 5 gjyqtarë do të vendosin për ligjshmërinë e datës 30 qershor, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Në nisje të kësaj seance për shqyrtimin e kërkesës së Idajet Beqirit për ç’regjistrimin e PUK nga zgjedhjet, ka folur për herë të parë në emër të Kolegjit Zgjedhor edhe një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.

Artur Malaj, anëtar i Kolegjit ka pyetur juristin e KQZ, Olsi Peto: Në rastin e një dekreti që ç’dekreton një dekret të mëparshëm. Cili organ e ka kompetencën e ndryshimit të datës së zgjedhjeve?!

Olsi Peto: Nuk e ka asnjë organ. Nuk ka një precedent të mëparshëm për çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Ndërsa për ndryshim të datës së zgjedhjeve është ndryshuar në 2017 me dekret të presidentit, por duke caktuar datë zgjedhjesh.

Ndërkohë në këto momente Kolegji është tërhequr për të marrë vendim për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.