Te PSG duan që Neymar të qëndrojë

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos, shpreson që Neymar do të vazhdojë të qëndrojë te kampionët e Ligue 1 edhe sezonin e ardhshëm.

Tashmë kanë nisur spekulimet për një largim të mundshëm nga PSG-ja për në Barcelonë, por edhe Real Madridi interesohet për 27-vjeçarin.

“Është e vështirë të sjellësh lojtar si ai në klub dhe është e vështirë ta mbash, por shpresoj se ai do të vazhdojë me ne”, u shpreh Marquinhos për “L’Equipe”.

“Ai është lojtar i rëndësishëm, gjithashtu edhe shok, person që e dua dhe shpresoj shumë se do të qëndrojë”, theksoi Marquinhos.