VIDEO+FOTO/ Katar-Argjentinë, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Argjentina dhe Katari po luajnë në “Arena do Gremio” ndeshjen e fundit të Grupit B të Kupës së Amerikës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të skuadrës së Lionel Messit.

Nuk zgjati shumë, por vetëm 4 minuta dhe Argjentina kaloi në avantazh.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shfrytëzoi një gabim të kundërshtarit dhe gjuan saktë, duke zhbllokuar rezultatin.

Më pas rezultati nuk ndryshoi, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.