Dhëndri i Qefalisë ndërton pa leje në mes të ditës, denoncimi në Syri.net: Po pushton hapësirën publike

Dhëndrri i Kujtim Qefalisë, administrator i njësisë administrative Dajt dhe njëkohësisht vëllai i deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, po ndërton pa leje duke pushtuar edhe hapësirën publike.

Ky është denoncimi i mbërritur në redaksinë e Syri.net nga një qytetar që kërkon të ruajë anonimatin.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, banorët e zonës kanë bërë ankimim në bashkinë e Tiranës, por sipas pamjeve punimet vazhdojnë normalisht.

“Përshëndetje! Po ju dërgoj një denoncim për ndërtim pa leje, pushtim të hapësirës publike nga dhëndrri i Kujtim Qefalisë, vëllait të deputetit të PS Xhemal Qefalia”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Kujtojmë se deputeti Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, pak ditë më parë ishte pjesë e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild" teksa komunikonte me shefin e Policisë, Robert Ago për një transferim të tij drejt komisariatit të Bulqizës, ndërsa nuk mungonte edhe fjalori i rrugës i përdorur nga të dyja palët. /Syri.net