Përdorimi i kulteve fetare në fushatën e PS/ Reagon Spaho: Shumë e turpshme

Pas skandalit të bërë publikë orët e fundit, ku kandidatë të PS-së, Tërmet Peçi dhe Majlinda Bufi bëjnë fushatë duke përdorur kishat e Lenklit dhe Kurjanit, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho.

Sipas tij, përzierj a e politikës me fenë është shumë e turpshme.

“Përzierja e politikës me fenë eshtë shumë e turpshme. Po pres reagimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në të kaluarën e afërt kam denoncuar se si Komuniteti Mysliman vendos njerëzit e tij në listat e PS si kandidatë për deputetë. A jemi marrosur të tërë duke përzierë politikën me fenë, në kushtet kur feja është asnjëanëse dhe shprehje e unitetit shpirtëror te popullit?”, shkruan Spaho.