FOTO/ 19 vjeçarja bën tatuazh kebab në krah edhe pse nuk e ka qejf

Shana Laquisha Smith  quhet ‘zonja kebab’ dhe ky emër i mbeti pasi vendosi të bëjë në krahun e saj të majtë një tatuazh gjigant përmes të cilit do të kujtojë kolegët e saj dhe periudhën 2 vjeçare që shpenzoi duke punuar në një fast fud gjerman.

Kjo 19 vjeçare do lejë punën e saj në gusht dhe do të niset për në ushtri ama para se të bëjë këtë gjë vendosi të krijojë një lidhje të përhershme me vendin e punës ku duket se ka përjetuar një përvojë të këndshme.

Shana madje rrëfen se as nuk është një fanse e kebabit por ama e bëri këtë për shkak se vërtet ndjeu keqardhje që po largohej nga një vend pune ku personeli ishte kthyer thuajse në familje.

‘Nuk jam as fanse e kebabit sepse kur punon rregullisht me të nuk ke më as dëshirë ta konsumosh’, tregon 19 vjeçarja e cila duket se përpos keqardhjes së largimit ndihet entuziaste për eksperiencën e re në ushtri.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net