Mëngjes tragjik, 58 vjeçari humb jetën në shtëpi duke punuar

Një shtetas 58 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në rrethana të paqarta duke punuar në shtëpinë e tij.

Q.P, nga Kruja, u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi ti shpëtojë plagëve të marra.

Policia nuk jep ende detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të dinamikës.