Milan arrin akordin, ja kush është 'blerja' e parë sezonale

Davide Calabria do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2024.

Milani ka mundur të gjejë akordin për zgjatjen e kontratës me mbrojtësi, që ka dalë nga akademia e kuqezinjëve.

Në takimet e bëra me menaxherin e tij, Alessandro Luçi sipas “Calciomercato. com” është gjetur marrëveshja për kohëzgjatjen e qëndrimit të lojtarit te “djajtë” nga viti 2022 në vitin 2024, shoqëruar e kjo dhe me një rritje rroge.

Maldini duket se e ka dashur më shumë këtë rinovim pasi e vlerëson shumë 22-vjeçarin.

Djaloshi është me të vërtetë i talentuar dhe këtë zgjatje kontrate e ka dashur ish kapiteni i Milanit, i cili është një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur historia e futbollit.