Lefter Maliqi nis marshimin drejt kryeministrisë/ 'Kundër zgjedhjeve farsë, kundër instalimit të diktaturës'

Protestës së sotme para kryeministrisë i është bashkuar edhe deputeti i ri i parlamentit, Lefter Maliqi.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi jep edhe arsyet pse është në protestën e nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar.

“Drejtë Protestës.Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit.Kundra instalimit të diktatures.Kundra oligarkëve,bandave,trafikantëve që kanë kapur Qeverinë, që përdoren për blerje, shantazhime,kërcënime votuesish, Pro zgjedhjeve të lira,të ndershme”, shkruan Lefter Maliqi.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

“Drejtë Protestës.Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit.Kundra instalimit të diktatures.Kundra oligarkëve,bandave,trafikantëve qe kane kapur Qeverine,qe perdoren per blerje,shantazhime,kercenime votuesish Pro zgjedhjeve të lira,te ndershme.Pro zhvillimit ekonomik,sigurise ne vend dhe ëndrres Europiane.Qeveri teknike,zgjedhje te parakohshme,ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do,dhe Qeverin qe do. Sot është dita neser do jetë vonë. I bashkohem me zemer e shpirt demokratëve te ndershem dhe socialisteve te zhgenjyer qe duan shkeputjen perfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit.Rrofte Shqiperia,rrofte Demokracia,poshte Diktatura”.