Lojtari i Kombëtares shqiptare firmos me PAOK-un, zbulohet shifra e transferimit

Mbrojtësi beratas i Kombëtares, Enea Mihaj është transferuar zyrtarisht te PAOK-u i Selanikut. Prej 3 sezonesh, lojtari 20-vjeçar ka luajtur në Superligën greke me Panatolikosin.

Pas shumë ofertave në drejtim të tij, klubi i është dorëzuar PAOK-ut. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit, por edhe kolegëve në shtetin helen, se Panatolikosi ka arkëtuar nga ky transferim 1.2 milionë euro.

Kontrata e Mihajt me Selanikasit pritet të jetë 4-vjeçare, teksa prezantimi do të bëhet në orët në vijim.