Më 20 qershor 1962, hera e parë e operës 'Pagliacci'

Këto foto i përkasin njërës prej veprave operistike të literaturës botërore, operës “Pagliacci” të kompozitorit Ruggero Leoncavallo. Kjo opera u shfaq për herë të parë në skenën shqiptare më 20 qershor të vitit 1962.

Realizuesit e saj ishin Jorgjia Bitri regjisore, Simon Gjoni dirigjent dhe Shadan Toptani piktor. Ndër interpretuesit e saj përmendim emrat e solistëve të parë lirikë si: Kristaq Paspali, Gjoni Athanas, Avni Mula, Nina Mula, Ramiz Kovaçi, Gaqo Zdruli, Zihni Berati, Gjenovefa Heba, Hysen Kurti etj. 

Kjo vepër vazhdon të mbetet pjesë e repertorit të TKOB.