VIDEO/ Minuta e 92', talenti i Gjermanisë realizon gol të ‘çmendur’ ndaj Serbisë

Gjermania U21 ka shpartalluar Serbinë U21 me rezultatin 6-1  në takimin e zhvilluar në stadiumin “Nereo Roço” të Triestes, të vlefshme për Grupin B të Europianit.

Në minutën e 90+2' Arne Maier ka shënuar gol shumë të bukur në Europianin e 21-vjeçarëve kundër Serbisë.

20-vjeçari aktivizohet në Bundesliga te klubi i Hertha-s.