FOTO/ Mesfushori njofton largimin nga Kukësi

Mesfushori Kristi Joti është i larguari i radhës nga skuadra e Kukësit.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, futbollisti 21-vjeçar ka komunikuar “divorcin” me nënkampionët pas 2 vitesh, të cilat ai i ka cilësuar si të mrekullueshme.

Joti u afrua te Kukësi në kohën që kjo skuadër drejtohej nga trajneri Milinkoviç, teksa u aktivizua shumë pak gjatë aventurës së tij me verilindorët.

Tashmë mesfushorit i duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën e tij. 

Në të kaluarën 21-vjeçari ka veshur fanellën e Tiranës si dhe atë të Tomorit.