De Laurentiis i hap sfidë Sarrit: Njeri që rri gjithë kohës me tuta, Napoli do ta mposhtë!

Aurelio De Laurentiis i përgjigjet Sarri-t vetëm disa minuta pasi ish-trajneri i kaltër u prezantua tek Juventusi.

Presidenti i Napolit e ka sulmuar në distancë Maurizio Sarri duke bërë edhe krahasime mes tij dhe Ancelottit, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

“Ancelotti është njeri zyrtar, ndërsa Sarri është njeri i stadiumit, i ultrasëve, që u pëlqen tifozëve”, tha ai.

“Është tërë kohës me tuta, britma dhe blasfemi, ndaj nuk e di si do të përshtatet me shoqërinë e re. Do të jetë akoma më e bukur të shoh kur t’i mposhtim me Ancelottin”, tha De Laurentiis.

Maurizio Sarri gjatë prezantimit tha se objektivi i Juventusit është triumfi në Champions League.

Tekniku italian foli për uniformën që do të veshë kur të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa me nota humori tha se rëndësi ka që mos dalë nudo