'Shqiptarët kanë veç një rrugë mes vedit'
Nga Bujar Nishani.
Shqiptarët i dëgjuan edhe njëherë tjetër banditët më ordinerë të këtij vendi se si:
e kthyen politikën në klubin e vrasësve dhe trafikantëve,
i kthyen zgjedhjet në banketin e xhahilëve injorantë,
e kthyen shtetin në shpellën e mamuthëve,
e shdërruan Qeverinë në një top lecke,
i ngjeshën zhulit të barbarëve papionet e ballos me maska,
i dhuruan penën e Ismail Beut, përçarësit tradhëtar,
i hodhën të zezën e qymyrit imazhit të çdo shqiptari,
i dëbuan në masë shpresëhumburit edhe nga ëndërrat.
Shqiptarët kanë veç një rrugë mes vedit.
Të gjithë të bashkuar përballë lukunisë së barbarëve.