VIDEO përgjimet e Bild/ ‘Do rritesh në detyrë’, Qefalia: Po flisja me një shok ushtarak

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Xhemal Qefalia, i kapur në situatën më flagrante në përgjimet e publikuara ditën e djeshme nga Bild, pasi ka heshtur gjatë më në fund ka marrë guximin dhe ka reaguar.

Me një shënim në faqen e tij në FB, ai i quan xhevahire nga Dibra të gjitha bisedat e publikuara nga gazeta e madhe gjermane, duke u justifikuar se ai ka komunikuar me një shok fëmijërie, që është ushtarak dhe oficer karriere dhe jo kriminel.

Në një nga përgjimet më të rënda të ditës së djeshme, Qefalia shfaqet në një tavolinë me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahit dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke festuar grabitjen dhe blerjen elektorale në Dibër.

Në eufori e sipër Qefalia telefonon Robert Agën shefin e policisë në Dibër dhe pasi e falënderon për blerjen dhe grabitjen masive të votave thotë që të ‘mos e çajë tr…n, se do ta çojnë si shpërblim në një detyrë më të mirë.

Qefalia ja kalon pastaj telefonin të gjithë të pranishmëve me radhë për të falënderuar shefin e policisë, madje këmbëngul që këtë ta bëjë edhe me kryeministrin Rama në tavolinë, por si policë i vjetër që është, Aga tregohet i kujdesshëm dhe e shmang këtë bisedë.

Postimi i Xhemal Qefalisë:

Xhevahire nga Dibra !

Se lloqe Kavaje nuk shkon!

Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore! Qofshin këto që janë!