Ishte nisur drejt emisionit televiziv/ Bardh Spahia ndalohet live nga policia

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.

Ish-deputeti i Shkodrës në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë, 'unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri'.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim.

Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.