Jepet vendimi për Moisi Habilajn/ Ja sa vite burg do të bëjë kushëriri i Tahirit

Gjykata e Catanias ka dhënë sot vendimin për Mosi Habilajn.

I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, kushërir i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë 15 vjet e 5 muaj burg.

Sipas asaj që raporton meridionews, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua gjatë operacionit ‘Trëndafili i erës’ në tetor të vitit 2017.

Në fillim të nëntorit 2018, Prokuroria e Catanias pushoi hetimet për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, pavarësisht se në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për të nën dyshimet se ka favorizuar dhe bashkëpunuar me grupin Habilaj

Për dosjen Habilaj që po hetohet në Shqipëri vijojnë të jënë në kërkim edhe 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës: Jeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Banda e Habilajve në Vlorë u kap pas një hetimi 2-vjeçar të antimafias italiane, e cila përgjoi të gjithë grupin që transportonte hashashin e prodhuar në Shqipëri drejt Italisë, në Siçili.

Në kohën kur u kap një anije me qindra kilogramë hashash, u arrestuan edhe Moisi Habilaj, i afërt i ish-ministrit Tahiri, bashkëpunëtorët e tij si dhe pjesa e rrjetit italian.

Lista e të dënuare:

Antonino Riela: 14 vjet e 8 muaj;
Angelo Busacca: 7 vjet, 4 muaj e 26 ditë;
Vincenzo Spampinato: 14 muaj;
Gianluca Passavanti: 4 vjet dhe 10 mijë euro gjobë;
William Patanè: lirohet;
Carmelo Bertolini: lirohet;
Massimiliano Bruno: lirohet;   
Antonio Greco: lirohet;
Giuseppe Greco: 2 vjet e 4 muaj dhe 4700 euro gjobë; 
Rosario Giuliano: 2 vjet e 4 muaj dhe 4700 euro gjobë;
Nezar Seiti: 6 vjet e 4 muaj e 26 ditë;
Sulaj Meridian: 8 vjet e 4 muaj;
Moisi Habilaj: 15 vjet, 5 muaj e 10 ditë.

https://catania.meridionews.it/articolo/78881/droga-albania-sicilia-habilaj-condannato-a-15-anni-lasse-milionario-che-tocca-il-cugino-dellex-ministro/