‘Do bëja gjithçka për fëmijët’/ Fjalimi prekës i aktores së njohur

Sandra Bullock u vlerësua mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve të MTV-së për performancën më të frikshme në filmin horror “Bird Box”. Përtej aktrimit të jashtëzakonshëm, Bullock u dhuroi ndjekësve anembanë botës një fjalim tejet emocionues. Ajo tregoi se arsyeja se përse pranoi të luante në filmin “Bird Box” ishin pikërisht fëmijët e saj.

“Fëmijët e mi më pyetën një ditë se përse s’kisha bërë asnjëherë diçka për ta. Kështu që kur u njoha me “Bird Box” e dija që kjo ishte një histori që duhet ta realizoja, sepse ishte për familjen. Dhe kur mbarova filmin, shkova dhe u thashë: “Ja, mami e bëri këtë për ju. Edhe pse ju nuk mund ta shihni derisa të jeni 21 vjeç, do e kuptoni kur ta shihni që nuk ka asgjë në botë që nuk do e bëja për ju”-u shpreh Sandra Bullock, duke emocionuar të pranishmit në sallë.

Filmi horror “Bird Box” trajton historinë e një nëne me dy fëmijë të cilët ndërmarrin një udhëtim të frikshëm dhe duhet t’i bëjnë ballë çdo gjëje me sy të mbyllur. Që nga momenti i shfaqjes në Netflix më 21 dhjetor, filmi ka thyer rekord shikueshmërie me 45 milionë vetëm në javën e parë.