Situata në vend/ Paloka: Edi Rama kërkon përplasje dhe konflikt civil, por plani i tij do të dështojë

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Edi Paloka është shprehur se, Rama dhe Lleshaj po sillen si bandë kriminale.

Sipas nënkryetarit të PD-së, 30 qershori është antikushtetues dhe i paligjshëm, ndërsa akuzoi kryeministrin se po i ve zjarrin Shqipërisë për karriken e tij.

"Për pushtetin e tij personal dhe pasurinë e  tij të paligjshme Edi Rama po tergon se është i gatshëm ti vendosë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasje mes shqiptarëve. Po mban karriken e blerë me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë. Prandaj Rama dhe Lleshaj po përdorin policinë si banda. Krim kryen kushdo që ndalon zbatimin e ligjit, në këtë rast Rama, LLESHAJ dhe policët po sillen si banditë. Kjo i bën bandë që nuk njohin ligj. 30 qershori është antikushtetues dhe i paligjshëm. Edi Rama ka planifikuar përplasje civile në Shqipëri për të ruajtur pushtetin e tij. Sot jemi në një situatë që nuk ka zgjidhje nëse nuk dënohen ata që janë kapur në krime elektorale”, u shpreh Paloka.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD:

Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.

Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.

Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë.

Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri.

Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Edi Rama është i vetmi I interesuar për dhunë dhe përplasje icivle, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe  konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë.

Dhuna dhe kërcënimët e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre.  

Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa.