Juristi Shkëlzen Berisha: Gjykata e kapur i dha ‘virgjërinë’ Taulant Begos

'Sot drejtësia e kapur nga organizata kriminale e rilindjes i dha ‘virgjërinë’ Tualet Begos me ‘arsyetimin’ se nuk kishte tagrin të vërtetonte nëse Shkëlzen Berisha kishte paguar ose jo të gjitha taksat, pavarësisht dokumenteve të plota dhe ezauruese të vëna në dispozicion nga zyra e Tatim Taksave, e cila përveç të tjerave nuk ka ngritur kurrë asnjë pretendim të asnjë natyre për detyrime të pashlyera nga ana ime'.

Kështu shkruan juristi Shkëlzen Berisha ne Facebook, ndërsa shtoi se është i sigurtë që do të fitojë gjyqin me kreun e grupit të PS.’

Reagimi i plote:

Sot drejtësia e kapur nga organizata kriminale e rilindjes i dha ‘virgjërinë’ Tualet Begos me ‘arsyetimin’ se nuk kishte tagrin të vërtetonte nëse Shkëlzen Berisha kishte paguar ose jo të gjitha taksat, pavarësisht dokumenteve të plota dhe ezauruese të vëna në dispozicion nga zyra e Tatim Taksave, e cila përveç të tjerave nuk ka ngritur kurrë asnjë pretendim të asnjë natyre për detyrime të pashlyera nga ana ime.

Por, në kushtet kur drejtësia nuk heton vjedhjen në kundërshtim me çdo ligj të 6 milionë eurove të dorovitura nga OSHEE për mikun trafikant të Tualet Ballës menjëherë pas kthimit të çiftit Balla -Bego nga muaji i mjaltit,

Në kushtet kur burgos ata që nuk kane mundësi të paguajnë drita dhe lë të lirë si zogj ministrat e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge,

Në kushtet kur drejtësia hesht për trafikantët, vrasësit, policët, drejtorët, deputetët, ministrat e deri tek kryeministri të gjithë të kapur me presh në gojë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vjedhjen, trafikimin dhe tjetërsimin e votave te shqiptarëve, ajo sigurisht nuk mund të zbatoje ligjin për shpifjen e radhës se Tualet Ballës.

Sidoqoftë kjo betejë ligjore do të vazhdoje deri në fund me bindjen se shurdhëria dhe verbëria e ushtarëve të krimit mund ta vonojë, por kurrsesi ta tjetërsoje të vërtetën.