Bardhi: Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social! Asnjë hap pas!

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka bërë një thirrje të fortë në rrjetet sociale sot në mesditë, në kulmin e tensioneve të fortave në disa bashki të vendit, ku qytetarë të revoltuar kërkojnë respektimin e dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Bardhi shkruan: "Sulmi ndaj qytetareve ne gjithe Shqiperine eshte kriminal dhe i urdheruar drejtperdrejte nga Edi Rama. Edi Rama do mbaje pergjegjesi per nxitjen e konfliktit social, dhunen ndaj qytetareve dhe per cenimin e stabilitetit demokratik te vendit.

Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur. Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!"