Trafik droge e grup kriminal, shtyhet gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.

Ish-ministri do të përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar. 

Gjyqi i radhës do të mbahet më datë 3 korrik.