FOTO/ Gaz kundër protestuesve, polici bie pa ndjenja para KZAZ në Kamëz

Një polic bashkiak ka humbur ndjenjat përpara KZAZ në Kamëz, aty ku duke tentuar të ndalë protestuesit të hyjnë në shkollën ku ndodhen materialet zgjedhore, Policia e Shtetit ka hehdur gaz lotsjellës.

Efektivi ka rënë në tokë dhe menjëhërë kolegë të tij dhe qytetarë kanë ndërhyrë duke i bërë masazh kardiak dhe nisur menjëhërë drejt spitalit.