Lulzim Basha shkon në prokurorinë e Tiranës

Kreu i PD-së i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës edhe pse dokumenti i paraqitur nga këta të fundit ka pasur mangësi të mëdha.

Në zbatim të ligjeve të vendit, Basha ka vendosur të paraqitet sot në prokurori dhe të japë deklarimet e tij në lidhje me çështjen për të cilën ‘prokuroria politike’ e akuzon.

Një ditë më parë në prokurori u paraqit ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.