‘O Kadri, po të rrjedh’, Rama kërcënon qytetarin: Pa merak, siç e kërkon do ta kesh…

Pas refuzimit të çeljes së negociatave nga ana e BE-së duket se nervoziteti është shtuar në radhët e rilindjes dhe në mënyrë të veçantë kjo verehet tek kreu i saj Rama.

Kjo verëhet edhe në një debat që ka pasur Edi Rama me një qytetar për situatën politike në vend, ku nuk ka munguar edhe një kërcënim nga ana e kryeministrit.

“O kadri ai i arrite pritshmëritë”, ka qenë mesazhi i një qytetari të quajtur Vilson Kulemani  ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të fundit e ka acaruar.  “Po rri rehat se do kesh një mësim edukate siç e kërkon, rri rehat”, i është përgjigjur menjëherë Rama.

Biseda ka vijuar më tej me mesazhe ku Rama i sqaron qytetarit se nuk ka bërë kërcënim ndaj por do i bëj atij një edukim shumë shpejt.

Duhet të themi se situata politike në vend është e trazuar. 16 përgjimet e BILD për dosjen 184, protestat e opozitës, shkarkimi i Metës, zgjedhjet e 30 qershorit janë ende tema të nxehta për të cilat nuk po gjendjet zgjidhje.

Në vend nuk kanë munguar tensionet, si në Shkodër, Tropojë në disa KZAZ. /Dosja.al