Në vazhdimësinë e një konspiracioni anti-Trump?

Në fushatën elektorale të vitit 2016 në SHBA, i vetmi lider i huaj që u vetëpërdor për të goditur Presidentin Donald Trump ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Artikulimi i shprehjes ‘turp i civilizimit’ ishte një deklaratë e rëndë, e turpshme dhe për më tepër një ndërhyrje psikologjike ndaj të drejtës së votuesit amerikan për të zgjedhur në mënyrë të lirë liderin e tyre.

Duke u përdorur në mënyrë të tillë për interesat e pushtetit të tij ai rrezikoj dhe marrëdhëniet e popullit tonë me aleatin më të rëndësishëm të paktën për këtë administratë. Pas zgjedhjes së Presidentit Trump, në SHBA u ngrit një komision hetimor për të gjetur mundësinë e influencës ruse gjate fushatës dhe në vazhdim në rrjetet sociale, lobim duke qenë një nga hetimet më të thella në historinë politike të SHBA.

Në këtë kohë qarkulluan në shtypin lokal shqiptar interpretimet e një artikulli të botuar nga ‘Mother Johns’ së PD-s për të realizuar një takim me Presidentin Trump kishte lobuar në Washington, por fondet ishin të dyshimta dhe kishin lidhje me Rusinë.

Lind pyetja kjo propagandë kishte lidhje me pushtetin politik në Shqipëri apo ishte një sulm i orkestruar për të goditur pozicionin e Presidentit amerikan, në morinë e akuzave të sajuara dhe ngritura kundër tij?

Pas një periudhe pune intensive Komisioni Muler i mbylli hetimet duke mos paraqitur asnjë fakt për influencën ruse në administratë. Nëse do të qëndronte që financimet ruse bënin të mundur një takim të liderit të PD-s me Presidentin amerikan sigurisht kjo do të ishte një gjetje dhe do të ishte evidentuar.

Por nuk ka një fakt të tillë. Atëherë pse mbahet hapur kjo çështje kur në SHBA është e qartë? Pse duhet gënjyer populli shqiptar dhe të krijohet alibia se ruset bashkëpunojnë me opozitën për dhënien e fondeve për lobim në Shtepinë e Bardhë?

Me një logjikë minimale dhe duke bashkëpunuar me autoritetet kompetente amerikane prokuroria sot do të kishte shmangur akuzën se po përdoret politikisht nga pushteti politik.

Ajo indirekt po bëhet pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar ‘antiTrump’ ku xhonglerët shqiptar vetëpërdoren paturpësisht.