FOTO/ Trafik droge e grup kriminal, nis sot gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Nis sot gjyqi ndaj Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të Edi Ramës, i cili është nën akuzë nga prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik droge, grup kriminal dhe korrupsion të niveleve të larta.

Tahiri ka shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat, por prokuroria ka mbledhur prova se ish-ministri Saimir Tahiri ka bashkëpunuar me kushërinjtë e tij Habilaj në trafik droge.

Bashkë më Tahirin janë edhe tre drejtues policie të pandehur.

Por këta janë në arrati.