Mjeku i Dibrës: Fëmijën po flinte kur e qëlluan, kishte plumba në fytyrë, qafë, kofshë...

Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për gjendjen në të cilën kishte ardhur fëmija nga Krasta e Martaneshit, i plagosur nga plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.

Ai tha për Report Tv:  "Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale" tha mjeku.