Si pritet të jetë dita e nesërme? Ja çfarë rezervon moti për nesër

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.19), në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT Nesër (e mërkurë dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 26 °C

ERA

Nesër (e mërkurë dt.19) era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.