Akuza të forta ndaj ambasadorit të OSBE/ODIHR, Berisha: Kapo i mafies botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e OSBE/ ODIHR, Audrey Glover që sipas tij përfaqëson një nga kapo mafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.

I ftuar në “Tempora” në Ora News, ish kryeministri deklaroi se e ka shpallur non-grata në vitin 1996, ndërsa shtoi se e pranoi në 2009 për shkak të Edi Ramës.

"Audrey Glover që është këtu. Që përfaqëson një nga kapo mafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve. Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favoruar mua do të më bënte? Përkundrazi", deklaroi ish kryeministri Sali Berisha.