Argjentina e nisi keq Kupën e Amerikës, Diego Simeone thotë këto fjalë për Messin

Argjentina e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimin e saj në “Copa America”, duke humbur përballë Kolumbisë 0-2.

Pritej një Argjentinë ndryshe, duke ditur që në përbërje të saj ka lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, por ekipi zhgënjeu.

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone tha: “Ai (Messi) ka nevojë për ekipin. Tek Argjentina nuk e ka të njëjtën mbështetje si te Barcelona. Sistemi i Barcelonës është optimal për të, ai shënon plot gola. Nëse nuk do të ishte për natën e Liverpoolit, ai do të kishte fituar edhe Championsin, edhe Kupën e Mbretit”, u shpreh Simeone, i cili i del në mbrojtje Messit.