Klubi shqiptar i bën ftesë Milanit për një ndeshje miqësore më 10 gusht

Milani është një prej klubeve më të mëdha italiane dhe një nga skuadrat me më shumë tifozë në Shqipëri dhe Kosovë.

Kampionia e Koovës, Feronikeli, i ka ftuar kuqezinjtë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Sipas asaj që raporton “GazetaOlle”, data kur planifikohet të zhvillohet ky takim do të jetë 10 gushti.

Por gjigantët italianë nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përsa i përket kësaj date, për shkak se do të sigurohet që nuk do të ketë angazhime të tjera në atë ditë.